Site icon Telegrafi

Kostadinov: Të gjithë e dinë se si ishte qëndrimi i OBRM-PDUKM-së ndaj mediave

Absolutisht nuk është çështje e censurës, politikat tona lidhur me lirinë e fjalës mund të shihen përmes prizmit të raporteve të Reporterëve pa kufij, ku Republika e Maqedonisë aë Veriut rrithe për 15 pozicione pozitive, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Kjo tregon për trajtimin e kësaj qeverie të drejtuar nga LSDM-së me koalicionin, ndaj mediave dhe gazetarëve.

Nuk mund OBRM-PDUKM, e cila mbylli median, nuk mund të jetë OBRM-PDUKM, udhëheqësi dhe ish-kryeministri i së cilës ishte kryeredaktori i lajmeve, për të folur për gazetarinë. Aty ku nuk mundi, ai bëri presion.

Ju gazetarët shumë mirë e dini se si ishte qëndrimi drejtë gazetarëve në kohën e regjimit të OBRM-PDUKM-së”, tha Kostadinov./Telegrafi/

Exit mobile version