Telegrafi

Kostadinov: Për OBRM-PDUKM është budallallëk të rritet paga minimale dhe të ulen dënimet

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov tha se “sot në seancë plenare hyn Propozim-buxheti për vitin 2020 ku investohet fuqishëm në kapitalin njerëzor”.

“Me buxhetin për vitin e ardhshëm sigurohet rritja e pagave në arsim, shëndetësi si dhe rritje prej rreth 900 denarë te të gjithë 322.000 pensionistët”, tha Kostadin Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri thirrje për debat konstruktiv në Kuvend duke ju bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe të gjithë partive politike ta përkrahin buxhetin e ri cili është në interes të qytetarëve.

“Në të njëjtën kohë dëshiroj t’ju them kolegëve të OBRM-PDUKM-së të ndalojnë me sjelljen destruktive dhe të fillojnë të punojnë në interes të gjithë qytetarëve”, tha Kostadinov i cili shtoi se nga OBRM-PDUKM po i bllokojnë reformat në drejtësi nëpërmjet mijëra amendamenteve për t’i mbrojtur kriminelët nga radhët e tyre.

Sipas tij, nga OBRM-PDUKM paralajmërojnë se nuk do të votojnë Ligjin për mbrojtje dhe kështu dëmtojnë procesin e anëtarësimit në NATO.

“Për OBRM-PDUKM është budallallëk të miratohen ligje në interes të qytetarëve, të rriten pagat. Për ato është budallallëk të rritet paga minimale, të ulen dënimet”, tha Kostadinov./Telegrafi/