Site icon Telegrafi

Kostadinov për “bombat”: Për ne është e rëndësishme autenciteti

Kostadinov nga LSDM-ja në emisionin “10 Minuta” në TV21, tha se ka pasur disa përgjigje nga kryeministri Zaev, duke shtuar se e rëndësishme është autenticiteti i “bombave”.

“Kishte disa përgjigje në opinion nga kryeministri Zoran Zaev. Ajo që për ne është e rëndësishme është autenciteti. Ajo që askush nuk e mohon, e as ata që ishin në bisedat, e konfirmuan në procedurat gjyqësore. Nuk mund tani unë të flas në emër të Verushevski”, tha Kostadinov.

Ai tha se Me shumë gjasa ka menduar për diçka tjetër, por nuk mund unë t’i hy në mendimet dhe t’ju them se çfarë ka menduar. Nga ajo që patëm mundësi të dëgjojmë, do të ketë marrje në pyetje në formë të kryqëzuar ku pritet që Verushevski të shpjegoj çfarë ka menduar.

Exit mobile version