Site icon Telegrafi

Kostadinov: Para një viti, mbi 660 mijë qytetarë votuan për BE dhe NATO, vetëm Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë kundër

Në konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “mbi 660.000 dolën në referendum dhe afërsisht 610.000 votuan ‘për'”.

Sipas tij, asnjë opsion tjetër politik, asnjë program politik deri tani nuk ka marrë aq mbështetje masovike dhe se para një viti qytetarët në mënyrë të qartë u deklaruan se janë për BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me votë shumicë, qytetarët përçuan mesazh të qartë: duam ardhmëri në NATO dhe Bashkimin Evropian. Para një viti, të vetmit kundër të ardhmes evropiane, kundër BE-së dhe NATO-s ishin Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM. Ata me përgjegjësi zgjodhën që të mos jenë pjesë e mundësisë historike”, tha zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Ai shtoi se edhe një vit më vonë, Mickoski dhe partie e tij ende punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe kundër BE-së dhe NATO-s duke mbrojtur krimin e, siç e quajti Kostadinov, regjimit të mëhershëm të Nikolla Gruevskit.

“Bllokimi i reformave dhe zhvillimit nuk dha rezultat. Një vit më vonë, shteti ynë është shembull në rajon dhe partner i botës demokratike”, shtoi Kostadinov./Telegrafi/

Exit mobile version