Site icon Telegrafi

Kostadinov: OBRM-PDUKM është kundër qytetarëve, mësuesve, ushtarëve

Deputetët e OBRM-PDUKM-së vazhdojnë me pengesa, me bllokada të zgjidhjeve të rëndësishme ligjore, akuzoi zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov.

Ai thotë se partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski punon me çdo kusht në dëm të qytetarëve, të shtetit.

“OBRM-PDUKM këtu në Kuvend nuk heq dorë nga bllokimi i ligjit me të cilin shteti më në fund do të marrë një qendër të re moderne klinike pas gati 80 vjetësh. Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë kundër përmirësimit të sistemit shëndetësor, kundër punëtorëve shëndetësorë, kundër shërbimeve më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët. Deputetët e OBRM-PDUKM janë gjithashtu kundër mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesional”. tha Kostadinov.

Ai theksoi se OBRM-PDUKM është kundër mbi 4.700 mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në arsimin fillor dhe të mesëm për të marrë punë të përhershme, për të marrë siguri ekonomike.

Gjithashtu, siç tha ai, OBRM-PDUKM është kundër edhe anëtarëve të Ushtrisë./Telegrafi/

Exit mobile version