Nëpërmjet një konference për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “është i papranueshëm propozimi i OBRM-PDUKM-së për amnisti të plotë për dhunuesit e 27 prillit”.
“Qëndrimi i LSDM-së është i qartë, duhet të ketë përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë porositur dhe zbatuar dhunën”, deklaroi Kostadin Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, trupi për pajtim duhet sa më shpejt të ketë mbledhje, dhe nga atje të dalin propozimet për amnisti dhe se duhet bërë dallimi mes atyre që kanë porositur dhe ata që kanë zbatuar dhunën./Telegrafi/