Site icon Telegrafi

Kostadinov: Një pjesë e nënkryetarëve të LSDM-së mund të kthehen sërish

Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet, Kostadin Kostadinov në emisionin “Rruga drejt” deklaroi se nuk hiqet mundësia që nënkryetarët e shkarkuar të LSDM-së të mund të kthehen sërish.

Ai thotë se do të presin në vendimin e kryetarit, të zëvendëskryetarit në bisedime me anëtarësinë e partisë të vendoset me përbërjen e re të kryesisë së LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk përjashtoj mundësinë që një pjesë e funksionarëve që dhanë dorëheqje, të kthehen në pozitë”, tha mes tjerash zëdhënësi i LSDM-së, Kostadinov.

Ndryshe, pas paralajmërimit të kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për aksionin ‘fshesa’, u shkarkuan të gjithë kryetarët e degëve të LSDM-së së bashku me nënkryetarët dhe sekretarët e partisë ndërsa në pushtet qendror dha dorëheqje ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski./Telegrafi/

Exit mobile version