Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin KOstadinov në konferencë për shtyp theksoi se Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s këtë vit ndërsa pas fillimit të procesit të skrinimit, këtë vit pritet edhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Me zbatimin e marrëveshjes së Presës dhe vendimit të shumicës së deputetëve për ndryshimet kushtetuese, janë hapur perspektivat ndërsa në fazën përfundimtare janë proceset deri tek anëtarësimi në NATO dhe BE”, deklaroi Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se viti 2019 do të jetë vit jo vetëm i integrimit por edhe i rritjes ekonomike dhe se këtë vit do të rritet paga minimale.
“Të punësuarit në shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale dhe fëmijërore, mbrojtje, gjyqësi polici marrin paga më të mëdha për 5 përqind. Me rritjen e ndihmës ndaj ndërmarrjeve, pagat do të rriten edhe në sektorin privat. Këtë vit pritet zbatimi i një mase, qytetarët të kthejnë TVSh-në prej 15 përqind për prodhimet e blera apo shërbimet e paguara. Kjo do të sigurojë të hyra shtesë për secilën familje”, tha Kostadinov.
Zëdhënësi i LSDM-së ceku se në sistemit reformues të mbrojtjes sociale, persona që marrin ndihmë sociale do të marrim 300 përqind më shumë ndihmë sociale dhe do të ulen shpenzimet e qytetarëve te noterët, avokatët dhe përmbaruesit./Telegrafi/