Site icon Telegrafi

Kostadinov: Mickoski mbetet në mbrojtje të kriminalitetit të Gruevskit

Nëpërmjet konferencës për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov u tha se “fokusi i vetëm i anti-perëndimorit Hristijan Mickoski mbetet mbrojtja e kriminalitetit të Gruevskit”.

“Protestat para gjykatës në Shkup dhe mbledhjet para shtëpive të deputetëve, organizuar nga kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së e konfirmojnë atë, e shfaqin lidhjen Mickoski-Gruevskit”, tha Kostadinov duke shtuar se në protestën para gjykatës jo rastësisht kanë qenë prezent deputetë dhe anëtarë të kryesisë anti-perëdnimore të OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se Dragan Danevi, Johan Tarçullovski, Nevenka Stamenkovska, Zoran illioski, janë vetëm një pjesë e funksionarëve të, siç thotë ai, kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së që mbrëmë e mbrojtën krimin e mentorit të tij Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kostadinovi tha se protesta ishte udhëhequr nga Aleksandar Trajkovski, këshilltar i OBRM-PDUKM-së dhe njëri i të akuzuarve në rastin dhunë në Komunën QEndër, lëndë ku në mes të akuzuarve është edhe Nikolla Gruevski.

“Ushtari Mickoski është i njëjtë si mentori i tij Nikolla Gruevski i cilli për 11 vite të plota shërbeu me mënyra identike”, deklaroi Kostadinov duke akuzuar Mickoskin se në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve ai mbron Gruevskin./Telegrafi/

Exit mobile version