Site icon Telegrafi

Kostadinov: Luftojmë për çdo vend pune, miratohen kreditë pa interes për 254 ndërmarrje

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp thotë se “Qeveria e udhëhequr nga LSDM po ndërmerr masa serioze për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe tejkalimin e pasojave ekonomike nga pandemia me coronavirusin”.

“Me masat shteti shpëton 250 mijë vende të punës, ju ndihmon punonjësve dhe mbi 35 mijë kompanive. Luftojmë për çdo vend pune, për çdo punëtor, t’i mbrojmë vendet e punës dhe të sigurojmë të hyra për secilin”, tha Kostadin Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se një nga instrumentet për ndihmën e ekonomisë vendore janë edhe kreditë pa interes që mund t’i përdorin ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha.

“Për këtë masë kishte interes të madh nga kompanitë. Në grupin e dytë me kredi pa interes kanë marrë 118 kompani”, tha Kostadinov duke shtuar se deri tani janë miratuar kredi pa interes për 254 ndërmarrje me mbi 2.800 të punësuar./Telegrafi/

Exit mobile version