Telegrafi

Kostadinov: LSDM është për integrim në NATO dhe BE, oferta e Mickoskit është ndarje dhe bashkim me shtete tjera

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov sot tha se “oferta e OBRM-PDUKM-së për rindërtim të regjimit na çon në deklarata skandaloze nga funksionarë të lartë të partisë opozitare”.

“Një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së tha se nuk duhet të rriten pagat ndërsa anëtari tjetër tha bashkim me shtete tjera”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se krahas kundërshtimit të rritjes së pagës minimale dhe pagave në sektorin privat ka edhe deklarata anti-shtetërore.

“Mickoski në vend se të heq dorë nga politikat e Gruevskit, ai vazhdon t’i mbrojë. Deklaratat e papërgjegjshme të funksionarëve të lartë të OBRM-PDUKM-së shfaqin fryrën e vërtetë të regjimit të kësaj partie”, tha Kostadinov duke shtuar se partia opozitare maqedonase është për rindërtim të regjimit, mbrojtje të krimit dhe rindërtim të ndarjeve.

Sipas Kostadinov, oferta e Mickoskit është ndarje dhe bashkim me shtete tjera ndërsa LSDM është për integrim në NATO dhe BE./Telegrafi/