Telegrafi

Kostadinov: Ligji për Prokurori Publike siguron vendime gjyqësore për të dyshuarit e OBRM-PDUKM-së

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp tha se “LSDM si parti kryesore në legjislativ dhe ekzekutiv përmes ligjeve krijoi kushte për gjyqësi profesionale dhe të pavarur”.

“Me Ligjin për Prokurori Publike formohet sistem prokurorial në të cilin hapet rruga për vendime gjyqësore për të gjithë lëndët e PSP-së që janë në procedurë gjyqësore”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se me këtë ligj janë siguruar kushte që të vazhdohen aktivitetet e prokurorëve publikë në lidhje me dhjetëra raste që dalin nga përgjimet ielgale e që janë në fazë hetimore.

“Me këtë dëshmohet se Mickoski nuk ia arriti që të mbrojë mentorin e tij nga Budapesti, Nikolla Gruevski dhe bashkëpartiakët tjerë që së shpejti do të marrin aktakuza”, tha Kostadinv duke përmendur funksionarët e OBRM-PDUKM-së duke përfshirë këtu edhe Bujar Osmanin si persona të dyshuar.

Sipas tij, është e qartë se pse partia opozitare maqedonase kundërshtonte ligjin dhe kishte për mision të mbrojë krimin e vet dhe të Nikolla Gruevskit.

“LSDM krijoi kushte që të sundojë drejtësia dhe shteti i së drejtës, për shkak se tani është koha dhe gjykata që sipas ligjit dhe dëshmive materiale t’i përshpejtojnë procedurat”, tha mes tjerash Kostadinov./Telegrafi/