Site icon Telegrafi

Kostadinov: Konfirmohet lidhja mes Gruevskit dhe Janakieski me anti-perëndimorin Mickoski

Nëpërmjet një konference për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadin Kostadinov para selisë së partisë opozitare maqedonase tha “lidhja midis kryesisë aktuale anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit me krimet e Nikolla Gruevskit doli në pah”.

Sipas tij është e qartë se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski janë kundër BE-së dhe NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Udhëheqja anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe anti-perëndimori Mickoski ikin nga publiku me lidhjet me kompaninë që ka pjesë Mickoski, si ka marrë tenderë nga Qeveria e Gruevskit, përderisa ka qenë këshilltar i tij”, tha Kostadinov duke shtuar se ikje nga e vërteta nuk ka.

Ai publikoi dokumentet ku krahas Hristijan Mickoskit, në kompani është pronar edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Dimitar Dimovski.

“Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së ka tokë mbi 14 metër katror në Komunën e Berovës”, tha Kostadinovi duke shtuar se fqinji i parë i Dimovskit është Mile Janakieski i cili ka parcelë mbi 16 mijë metër katror.

Ai thotë se lidhja e Gruevskit dhe Jankieski me kryesinë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së është konfirmuar ndërsa të bllokuar në izolim, siç thotë Kostadinovi, kjo kryesi e OBRM-PDUKM-së kanë të njëjtën matricë kriminale të Gruevskit./Telegrafi/

Exit mobile version