Site icon Telegrafi

Kostadinov: Koncepti “paratë tek qytetarët” është sistematik

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp tha se realizimi i masave që sigurojnë më shumë para tek qytetarët po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pa pengesa.

Kostdaninov thotë se në krahasim me vitin e kaluar kthimi i TVSH-së tek ndërmarrjet shënon rritje prej 14.5% dhe kjo do të thotë 30 milionë euro më shumë në ekonomi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në të njëjtën kohë, masa e kthimit të TVSH-së tek qytetarët jep rezultate të shkëlqyeshme. Deri tani janë skanuar mbi 9.5 milionë llogari fiskale”, thotë Kostadinov.

Ai përmendi naftën e gjelbër që ëhtë 30% më e lirë për bujqësi, rritjen e pagës tek çerdhet dhe se nga shtatori për 5% më shumë do të marrin të punësuarit në arsim, shëndetësi, kulturë, gjyqësi, polici, mbrojte./Telegrafi/

Exit mobile version