Telegrafi

Kostadinov: Jam optimist se do të gjejmë zgjidhje konstruktive për regjistrimin e popullsisë

Deputeti Kostadin Kostadinov beson se një zgjidhje konstruktive për regjistrimin do të gjendet brenda grupeve parlamentare, pasi seanca e komisionit u anulua pas një kërkese nga opozita e cila ka qëndrime të ndryshme në lidhje me Ligjin për regjistrim.

“Unë jam gjithmonë optimist. Në Kuvend, si deputetë që vendosin në përputhje me bindjen e tyre, besoj se brenda grupeve parlamentare mund të gjendet një zgjidhje që do të jetë konstruktive, e cila do të jetë në interes të shtetit, veçanërisht në interes të zbatimit të regjistrimit, e cila siç e dimë që 16 vjet nuk është zbatuar, për shkak të llogaritjeve politike në vendin tonë. Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje dhe më në fund pas 16 vjetësh do të bëjmë regjistrimin si një operacion të nevojshëm që ne duhet të zbatojmë në interes të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë dhe të komunave në të”, tha Kostadinov./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pezullohet debati kuvendor për Regjistrimin e popullsisë në Maqedoni