Nëpërmjet një konference për shtyp të zëdhënësit të LSDM, Kostadin Kostdinov thotë se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska Davkova mbështetet nga dhunues, të dënuar për ngjarjet e 27 prillit”.
“Në mesin e mbështetësve të Siljanovskës është edhe Igor Jug, i njohur në publik si një nga të dënuarit për dhunën e 27 prillit. Në mesin e mbështetësve është edhe krimineli i dënuar i cili ndodhet në arrati, Nikolla Gruevski”, tha Kostadin Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kostadinov pyet nëse Siljanovska e bleu mbështetjen nga këta dhunues dhe kriminel me heshtjen për dhunën në Kuvend më 27 prill dhe a është kjo arsye se pse Gordana Siljanovska nuk e dënon dhunën për tentim vrasjet.
“Qytetarët nuk duhet të lejojnë që në një pozicion të lartë shtetëror të ketë njeri që mbështetet nga dhunuesit dhe kriminelët”, tha Kostadinov./Telegrafi/