Telegrafi

Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të kundërshtojnë Mickoskin dhe udhëheqjen anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së (Video)

Nëpërmjet një konference për shtyp, deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov tha “ju mediat jeni dëshmitarët për atmosferën e këtushme, deputetët në mënyrë të lirshme komunikojnë dhe lëvizin nëpër Kuvend”.

“E dukshme është se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk zgjedh mjet përmes së cilës përpiqet ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë”, tha Kostadionov duke shtuar se Mickoski dhe Gruevski janë për varfëri, kriminalitet dhe konfilit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bëri thirrje kolegëve të tij nga OBRM-PDUKM-ja ndaj Mickoski i cili njëherit sipas tij është anti-perëndimor bashkë me kryesinë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së.

Sipas Kostadinov Maqedonia do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, edhe pse Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk i pëlqen.

Në fund tha se seanca do të fillojë në ora 21:00./Telegrafi/