Telegrafi

Kostadinov i bën thirrje OBRM-PDUKM-së që të propozojë ministër të ri në vend të Rashela Mizrahit

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov në një konferencë shtypi edhe një herë i bëri thirrje OBM-PDUKM-së të propozojë një kandidat për ministër të ri për Punë dhe Politikë Sociale, pasi që Rashela Mizrahi u shkarkua.

Kostadinov tha gjithashtu se Kuvendi do të shpërndahet sot dhe do të ketë zgjedhje.

“Sigurisht që Kuvendi do të shpërndahet sot dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike më 12 prill, të cilat do t’i fitojë LSDM-ja”, tha Kostadinov./Telegrafi/