Deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në një konferencë për shtyp para zyrës së partisë opozitare maqedonase tha se “opinioni kuptoi skemat midis Mickoskit dhe bartësit të kriminalitetit, Nikolla Gruevski”.
Në këto skema, sipas tij, janë ndërtuar dhe zgjeruar me anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, që krahas Mickoskit kanë pjesë në bashkëpronësi në kompaninë “Enegrotek DOO Shkup”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë dokument tregohet se në strukturën e pronarëve të përbashkët të Energotek DOO Shkup, krahas kryetarit anti-perëndimor Hristijan Mickoski është edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Dimitar Dimovski”, thotë Kostadin Kostadinov.
Ai thotë se ushtari anti-popullor dhe anti-perëndimor Hristian Mickoski duhet të përgjet nëse Dimitar Dimovski njëri nga bashkëpronarët e ‘Energotek”, është pikërisht anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe se a është i njëjti Dimitar Dimovski, i cili sipas Kostadinovit, ka qenë dora e djathtë e ish-ministrit për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski i cili sot ballafaqohet me procese gjyqësore të shumta.
“Për këtë shkak Mickoski dhe kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së vazhdimisht i ndjekin politikat shkatërruese të Nikolla Gruevskit” tha Kostadinov duku shtuar se në këtë OBRM-PDUKM nuk ka asnjë ndryshim./Telegrafi/