Site icon Telegrafi

Kosta Petrov jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Fondin për Inovacione

Drejtori i Ofndit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov dha dorëheqje nga pozita.

Ai sot në “Facebook” shkroi se po tërhiqet edhe nga angazhimi partiak në LSDM.

“Falënderoj gjithë partnerët, përdoruesit, organizatat ndërkombëtare dhe anëtarët e Këshillit Startup Nacional për këto 14 muaj. Falënderim për kolegët e mi në FIZHT për sukseset rekorde të vitit 2021. Me dorëheqjen që sot e parashtrova në Këshillin Drejtues të LSDM-së, pas dy vite e gjysmë edhe zyrtarist përfundoj udhëtimi im politik. Është koha për sfida të reja”, u shpreh Petrov.

Kujtojmë se Petrov u emërua drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në nëntor të vitit 2019. Në gusht të vitit 2019 ishte edhe pjesë e kryesisë së LSDM-, përkatësisht ishte njëri ndër gjashtë nënkryetarët e partisë. Në këtë funksion partiak ishte deri në maj të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version