Site icon Telegrafi

Kosta Petrov: Bëra test dhe rezultati është negativ

Nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov në ‘Top tema’ bëri të ditur se sot ka kryer testimin për coronavirus dhe rezultati është negativ.

Të enjten ai kishte mbledhje me kryesinë e ngushtë të partisë dhe me anëtarët e shërbimit për komunikim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas anketës epidemiologjike, i është rekomanduar Marjan Zabrçanevit të shkojë në vetizolim për shkak se gjatë mbledhjes aj ka qenë shumë afër Muhamed Zekiri, i cili dje rezultoi pozitiv në testimin për coronavirus”, tha ai.

Petrov tha se në mbledhje janë respektuar masat dhe të gjitha protokollet./Telegrafi/

Exit mobile version