Prej sot në oborrin e Qeverisë së Kosovës do të jetë edhe obelisku në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në SHBA.
Obelisku ka mbishkrimi “Kosovo Remember” ose në shqip “Kosova Kujton” në katër faqet e saj ku shkruhen edhe ndërtesat të cilat janë sulmuar. Po ashtu, do të jetë edhe logoja e Qeverisë së Kosovës.
Obelisku do të zbulohet sot me një ceremoni të veçantë me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të vendit.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyesë radikalë. /kp/