Në Lapidariumin e Muzeun Kombëtar të Kosovës, Shoqata e Shkëmbimeve Kulturore të Kosovës dhe Tajvanit organizoi hapjen e ekspozitës “Kosovo NEXT10”.
Banorët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë pa viza, por eksperienca e një udhëtimi jashtë vendit mund të përjetohet nëpërmjet syzeve “VR” (Realiteti Virtual). Mjafton të përzgjidhet një vend dhe menjëherë duket sikur e gjen veten në një shtet tjetër. Por, sapo largon syzet, kthehesh në realitet.
“VR” është vetëm një prej atyre që ua ofron këtë mundësi vizitorëve në Lapidarium.
Në këtë ekspozitë u paraqitën në mënyrë virtuale vizionet e më shumë se 50 të rinjve për të ardhmen e Kosovës në 10 vitet e ardhshme.
Këto vizione u prezantuan përmes artit interaktiv të dizajnuar nga dizajnerë tajvanezë. /21Media/