Telegrafi

“Kosovës i kthehen dy lojtarë dhe pritet një konfirmim”

Kosova që ka arritur të tubojë vetëm një pikë në tri ndeshjet e para do të mundohet të konsolidohet për ndeshjen me Turqinë.

Për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme që zhvillohet në nëntor, Kosovës do t’i kthehen Enis Aliushi dhe Benjamin Kololli.

I pari ishte i lënduar dhe nuk mundi të bashkohet me Kosovën.

“Enis Alushi dhe Benjamin Kololli do të kthehen për ndeshjen me Turqinë. Jemi në pritje edhe të konfirmimin nga FIFA për Atdhe Nuhiun”, ka thënë Bunjaku  për Telegrafin.

Kosovës do t’i mungojë Hekuran Kryeziu shkaku i kartonëve. /Telegrafi/