Është bërë lansimi i procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi për periudhën 2020-2022.
Reformat ekonomike në Kosovë u konsideruan si të nevojshme dhe shumë të rëndësishme, por u kërkua që të ruhet stabiliteti marko-financiar.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se hartimi i Programit për Reforma në Ekonomi 2020-2022 është shumë i rëndësishëm, por theksoi se reformat duhet të zbatohen në praktik dhe se zbatimi i tyre nuk duhet të prek stabilitetin marko-financiar.
“Sfidë kryesore është demonstrimi se zbatimi i reformave nuk prek stabilitetin makro-financiar”, tha ai
Hamza mes tjerash kërkoi dhe zbatim të reformave dhe jo vetëm ofrimin e prioriteteve dhe jo zbatim të tyre.
Këtë lansim e përkrahi dhe udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila tha se ky proces i reformave evropiane shërben për të përfituar shumë projekte për qytetarët e Kosovës.
Apostolova kërkoi zbatim dhe përkushtim politik të këtyre reformave.
“Kosova duhet t’i ketë prioritet rregullat fiskale dhe ngritjen e mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike”, tha ajo.
Ndërkaq, nga Departamenti për Politika Makrofinanciare dhe bashkëpunim financiar ndërkombëtar, Behxhet Haliti duke folur për procesin e reformave tha se është shumë me rëndësi që struktura organizative që do të udhëheq këtë proces të bëjnë detyrën e duhur. /KP/Telegrafi/