Site icon Telegrafi

Kosovës i duhet shumica e thjeshtë për pranim në UEFA

Në Federatën e Futbollit të Kosovës të martën nuk ishin të sigurt nëse për pranim në UEFA mjafton shumica e thjeshtë prej 50 për qind plus 1 votë, apo duhen më shumë vota, përkatësisht dy të tretat. Kjo gjë nuk është e sqaruar as në statutin e UEFA-s, në kapitullin ku flitet për anëtarësim në UEFA), shkruan kohaditore.

Por zyra për shtyp e UEFA-s të mërkurën në një përgjigje për gazetën ka bërë të ditur se Kosovës i mjafton shumica e thjeshtë e votave të kongresit për pranim në shtëpinë evropiane të futbollit. Për kërkesën e Kosovës për pranim në UEFA pritet të votohet më 3 maj, kur do të mbahet kongresi i rregullt i UEFA-s. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 18 shtator e dërgoi në kongres kërkesën e Kosovës për pranim.
 

Exit mobile version