Site icon Telegrafi

Kosovës i duhet investitorë të fuqishëm

Në Kosovë punë ka shumë, por në anën tjetër ka edhe probleme, por duhet që bashkërisht të kërkojmë ndryshime nga ata që ndejnë nëpër zyra dhe të cilët duhet punë, veprime e jo fjalë boshe, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit në Kuvendit e VI zgjedhor në regjionin e Prizrenit, ku komuniteti i biznesit zgjodhi edhe delegatët për Kuvendin e Përgjithshëm të AKB-së.

 

Ai, shtoi se asnjëri nuk ka menduar sa pas 15 vjetëve të çlirimit nga Kosova të ikin mbi 100 mijë qytetarë në vende tjera për jetë më të mirë.  Shahini tha se tashmë vendi tashmë ka më pak konsumator dhe atë mbi 100 mijë dhe pasojat do të jenë afat gjate. “Askush nuk duhet të fiksohet nga reformat ekonomike, sepse ato do të kenë rolë të fuqishëm të zhvillimit ekonomik. Shqetësimet e biznesit duhet të merren seriozisht”, theksoi ai.

 

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, nga Prizreni bëri të ditur se Kosovës i duhet investitorë edhe më të fuqishëm dhe  për të thithur ata duhet ndryshuar politikat fiskale. Politikat nuk janë adekuate dhe të cilat duhet ndryshohen.

 

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi aktivitetet para bizneseve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e vendit. Ajo i informoi se tashmë AKB-ja i ka adresuar kërkesat dhe propozimet tek institucionet legjislative dhe ato ekzekutive për ndryshmin e ligjeve: Ligjit për TVSH-në, Tatimit të Korporatave si dhe Ligjit në të ardhura personale, duke kërkuar që propozimet e prodhuesve të miratohen.

 

Nga ana tjetër koordinator i AKB-së për regjionin e Prizrenit në detyrë Liman Asllani, tregoi se ka qenë i angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të bizneseve të kësaj ane, sidomos sektorit prodhues.   /Telegrafi/

Exit mobile version