Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku ka bërë me dije se Kosovës i duhet në strategji konkrete për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Mazrreku në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se kjo strategji duhet të parashohë lobimin tek secili shtet anëtar i KE-së, duke shtuar se në fund gjithçka nga votat e këtyre shteteve.
Ai ka kritikuar qasjen e deritanishme të Kosovës në raport me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas tij, politika e jashtme e Kosovës në këtë drejtim nuk është treguar e suksesshme. /Telegrafi/