Site icon Telegrafi

Kosovës i duhet shumë punë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se MSA lejon që Kosova t’i bashkangjitet rajonit duke thelluar ndërmarrësinë ekonomike dhe politike.

Zhbogar në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim ka shtuar se puna fillon që tani dhe Kosovës i duhet shumë punë, njofton Klan Kosova.

“Do të ketë konkurrencë e prodhime më të mira që Kosova duhet ta shfrytëzojë. Për ta shfrytëzuar atë, duhet të përcillet nga reforma institucionale e politike. Kosovës i nevojitet të forcojë tregun me një orientim nga sektorët, të zbatoë standardet sanitare dhe i duhet mbështetja për ndërrmarjet e vogla, të sigurojë konkurrencën dhe prokuromin e mirëfillt ë elektronik”, tha ai.

Zhbogar ka thënë gjithashtu se Kosova po bën përpjekje për luftën kundër korrupsionit por kjo sipas tij mbetet akoma një sfidë.

“Kemi parë operacione të EULEX-it për aktivitete kriminale, luftë kundër korrupsionit. Kosova po bën përpjekje për t’i luftuar këto. Pavarësia e institucioneve gjyqësore mbesin problemet më të mëdha. Kuvendi duhet të sigurojë llogaridhënien për ekzekutivin”.

Exit mobile version