Telegrafi

Kosovës i duhen kaq vota për tu pranuar në UEFA

Kosovës sot do t’i duhen më shumë se sa 28 vota për t’u bërë anëtarja më e re e UEFA-s.

Delegacioni i Kosovës tashmë ka arritur në Budapest të Hungarisë, atje ku nesër prite që Federata e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja e 55 e UEFA-s.

Këtë e beson edhe Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se Fadil Vokrri do të ngritë flamurin e Kosovës në UEFA dhe se do të marrin më shumë se sa 28 vota të nevojshme.

“Jam optimist se Fadil Vokrri do ta ngritë flamurin e Kosovës nesër në Kongresin e UEFA-s. Besoj se Kosova do të marrë më shumë se sa 28 vota”, tha Ademi pas arritjes në Budapest.

Kujtojmë se Kongresi i 40’ i UEFA-s do të nisë sot nga ora 10:00.