Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Qirezi, në emisionin “Përballje” – produkt i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, që transmetohet në RTV Dukagjin – shprehet se një nga rreziqet kryesore që ka Kosova në aspektin e sigurisë është ndërhyrja e shtetit serb në punët e brendshme të shtetit tonë.
“Kjo ndërhyrje e Serbisë është rreziku më i madh për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës “, ka deklaruar Qirezi.
Sipas tij, “hapësira ku Kosova duhet të shtrijë sovranitetin në veri nuk ka të bëjë më ‘Trepçën’, por me Liqenin e Ujmanit”.
Në anën tjetër, Besa Kabashi-Ramaj ka deklaruar se planin zhvillimor që ka dal prej rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, FSK-ja e ka 10-vjeçar.
“Nëse sot FSK-ja nis me i ndërtua kapacitet për misionin e ri si Forcë e Armatosur, asaj i duhen 10 vite për të arritur kapacitet e plota si Ushtri”, ka thënë ajo. “Ndaj, çdo vonesë sot është vonesë që ndikon në sigurinë e tashme dhe të ardhshme të vendit”. /Telegrafi/