Ka një vit që ai i ka thënë lamtumirë basketbollit aktiv dhe së bashku me familjen e tij tash po jeton në SHBA, shkruan Koha Ditore.
Shaptahoviq për 15 vjet luajti në Kosovë dhe ishte ndër ‘plejmejkerët’ më të mirë. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës së Pejës, kurse karrierë të bujshme ka bërë edhe te Bashkimi, AS Prishtina, Mabetexi e Sigal Prishtina.
Në Kosovë, ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, kurse për një periudhë të shkurtër luajti edhe në Islandë. Ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në disa ndeshje dhe turne të ndryshëm ndërkombëtarë derisa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë së bashku me Edmond Azemin e Florian Miftarin.
“Basketbolli po më mungon jashtëzakonisht shumë. Gjithë jetën jam marrë me këtë sport dhe është normale që më mungon sporti i zemrës, basketbolli”, ka deklaruar Shaptahoviq, duke bërë të ditur se krahas punës në SHBA është i angazhuar edhe si trajner personal i basketbollit.