Site icon Telegrafi

Kosovën e vizituan më së shumti turistë nga Turqia, Gjermania e Shqipëria

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën e tre mujorit të fundit të vitit të kaluar.

Sipas kësaj agjencie gjatë tre muajve të fundit kanë qenë afër 30 mijë vizitorë, ku 30.35% kanë qenë vizitorë vendorë dhe 69 vizitorë të huaj.

“Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 net qëndrime”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Më tej sipas kësaj ASK-s՞ numri më i madh i turistëve në hotelet e Kosovës është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe të tjerë.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4 2017) kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 11.54%. Pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Exit mobile version