Telegrafi

Kosovën e pretë kriza greke në vitit 2013

“FMN-ja nuk është kundër rritjes së pagave dhe rritjes së efikasiteti. Ata kanë vërejte rreth rritjes së faturës së pagave, si dhe rritjes së numrit të punëtorëve”, ka bërë të ditur një burim i afërt me FMN-në, për gazetën “Kosova Sot”.

Sipas këtij burimi, FMN-ja i ka rekomanduar Qeverisë që nëse ata duan t’i rrisin pagat, duhet të zvogëlohet shërbimi i administratës, e cila është jashtëzakonisht e madhe. Përfaqësues të FMN-së gjatë diskutimeve kanë paraparë që kriza ta kaplojë Kosovën në fund të vitit 2013, deri në atë masë sa që Qeveria të mos jetë në gjendje t’i paguajë as pagat e shërbyesve publik. Po ashtu ky burim, sipas kësaj të përditshmeje, ka bërë të ditur se marrëveshja me FMN-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por aranzhimi do të vonohet pak. /Telegrafi/