Telegrafi

Kosovë – Ukrainë, fillon shitja e biletave

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Ukrainë, e cila do të luhet më 6 tetor 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro

Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 EuroTribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 30 EuroTribuna VIP = 80 Euro

Biletat mund të blihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme :

Prishtinë – MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137
Suharekë – Qendra Zejtare
Prizren – MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada
Deçan – GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj
Pejë – GECI TOURS, Rruga Eliot Engel
Gjilan – RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari
Gjakovë – WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza
Ferizaj – Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit
Mitrovicë – DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar.