Përfaqësuesja e Kosovës duelin e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018 do ta zhvillojë ndaj Turqisë.
Tashmë është konfirmuar edhe impianti ku do të luhet ky takim dhe është Loro Boriçi që do të presë kosovarët në takimin ndaj Turqisë të vlefshëm për kualifikime.
Kjo ndeshje zhvillohet më 11 qershor, shkruan Telegrafi.
Kosova ende nuk e ka asnjë fitore në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/