Gjithcka është gati për takimin e nesërm mes Kosovës dhe Turqisë në konkurrencën e femrave.
Vashat kosovare nesër me fillim nga ora 20:00, në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit presin Turqinë më të motivuara se kurrë dhe me pritje të mëdha në këtë grup.
Përzgjedhësja Afërdita Fazliu ka deklaruar se pret paraqitje të mirë në këtë grup edhe pse nuk është edhe I lehtë.
Në stërvitjet e kaluara është parë seriozitet në punën e vajzave dhe ato tashmë janë të gatshme për takimin.
Federata e Futbollit të Kosovës ka lajmëruar se në këtë ndeshje hyrja do të jetë falas dhe presin numër të madh të tifozëve.
Federata është përkujdesur edhe për pjesën artistike, pasi folës në ndeshje do të jetë moderatori dhe gazetari i njohur Durim Xhema- Xhura.
Kurse në përkrahje të vajzave tashmë është lansuar edhe fushata #meqikat.