Site icon Telegrafi

Kosovë – Turqi, nuk luhet në Prishtinë

Këtë vlerësim e kanë dhënë duke parë gjendjen e mjerueshme në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Krerët e FFK-së së bashku me ata të Komunës së Prishtinës të martën vizituan stadiumin e Prishtinës për të parë se ku mund të intervenohet.

Por, në bazë të asaj që kanë parë vlerësojnë se stadiumi është në gjendje të mjerueshme, dhe për një periudhë të shkurtër nuk mund të bëhet i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Gjendjen e keqe në stadiumin e qytetit e konfirmojnë edhe zyrtarët e klubit të futbollit Prishtina, si shfrytëzues të saj. /KohaDitore/Telegrafi/

 

Exit mobile version