Të dielën nga ora 20:45 Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndaj asaj të Turqisë.
Sfida do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin Loro Boriçi dhe takimi është i vlefshëm për kualifikimet në Kupën e Botës.
Tashmë janë caktuar dhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.
Kryesor do të jetë gjyqtari çek, Miroslav Zelinka, i ndihmuar nga Ondrej Pelikan dhe Jan Patak.
Ndërsa gjyqtari i katër do të jetë Radek Prihoda. /Telegrafi/