“Biletat dalin në treg të hënën në orën 14:00 dhe qytetarët mund t’i blejnë në 14 pikë anembanë Kosovës”, ka thënë Selimi, raporton Epokaere.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Eroll Salihi, ka njoftuar se Turqia vjen në Kosovë të martën në orë 11:00, kurse në orën 17:00 do ta mbajnë konferencë për medie. Sipas Salihit, në ndeshjen ndaj Turqisë, e cila zhvillohet më 21 maj, do të ketë mysafirë të shumtë nga Turqia. /Telegrafi/