Fillimisht takimi është paraparë të zhvillohet më datën 17 nëntor në Prishtinë, ku Federata e Futbollit të Kosovës kishte lajmëruar FIFA-në.
Por tani është bërë zyrtare se ndeshja do të luhet me 14 nëntor, pasi Federata e Futbollit të Shqipërisë ka kërkuar një gjë të tillë pasi dëshiron edhe një ndeshje miqësore.
Nëse FIFA nuk pranon ndryshimin e datës, atëherë do të mbetet opsion vetëm data 17 nëntor, nëse Shqipëria dëshiron të luaj, por nëse jo atëherë ndeshja do të dështoj. /Telegrafi/