Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e muajit qershor.
Dardanët fillimisht do të përballen me Rumaninë në Prishtinë dhe pastaj në udhëtim ndaj Bjellorusisë.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon të premten e 16 qershorit ndaj Rumanisë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
E shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë i ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.
Gjyqtari i famshëm holandez, Danny Makkelie do të jetë kryesori i kësaj sfide.
Ai do të asistohet nga Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, derisa gjyqtar i katërt është Sander Van der Eijk.
Ndërkohë në VAR janë Clay Ruperti dhe Edwin Van de Graaf që të dy holandezë. /Telegrafi/