Telegrafi

Kosovë – Lituani, formacionet zyrtare – Challandes me disa ndryshime

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Lituanisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore mes vete.

Dardanët janë nikoqir të lituanëve në takimin miqësor i cili do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes është grumbulluar para disa ditësh dhe është gati për këtë ndeshje provuese para dy takimet tjera kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Challandes ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të vogla në përbërjen e parë, ku disa nga to kanë qenë të detyruara, ndërsa trajneri i mysafirëve starton me më të mirët.

Nga minuta e parë nuk mungojnë yje të ekipit si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, teksa kthehet nga minuta e parë edhe Samir Ujkani.

Kosovë: Ujkani; Vojvoda, Dresevic, Aliti, Hadergjonaj; Kryeziu, V.Berisha; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi

Lituani: Svedkauskas; Mikoliunas; Gaspuitis, Beneta, Vaitkunas, Lasickas, Dapkus, Slivka, Sirgedas, Novikovas, Cernych

/Telegrafi/