Telegrafi

Kosovë – Islandë, do të gjykohet nga një portugez i njohur

during the UEFA Europa League group J match between AS Monaco FC and Tottenham Hotspur FC at Stade Louis II on October 1, 2015 in Monaco, Monaco.

Dueli i së premtes ndërmjet Kosovës dhe Islandës që zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër do të drejtohet nga gjyqtarët portugez.

Kryesor do të jetë Artur Dias me asistentët Rui Tavares e Paulo Soares, kurse i katërti është Joao Pinheiro.

Dias gjykon ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Evropës.

Sfida luhet nga ora 20:45.

Kosova ka publikuar listën sot, ndërsa Islanda para disa ditësh.

Djelmoshat e Albert Bunjakut do ta kërkojnë fitoren e parë në grup pas pesë ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/