Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë të dielën në Prishtinë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
E për këtë sfidë, tanimë UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.
Është gjyqtari i famshëm francez, François Letexier që do të jetë kryesori në këtë sfidë, së bashku me ndihmësit Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.
Gjyqtari i katërt është caktuar Jeremy Stiant, derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.
32-vjeçari Letexier është njëri nga gjyqtarët francez më të mirë, derisa javën e kaluar ndau drejtësinë në ndeshjen Reims – Paris Saint Germain në Ligue 1. /Telegrafi/