Telegrafi

Kosovë – Gjibraltar, sot dalin në shitje biletat – këto janë çmimet e tyre

Foto: FFK

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në muajin tetor në Prishtinë.

Dardanët do të përballen me Përfaqësuesen modeste të Gjibraltarit më 10 tetor në stadiumin Fadil Vokrri.

E biletat për këtë takim do të dalin në shitje ditën e sotme me fillim nga ora 17:00.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se, sot, në orën 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar, e cila do të zhvillohet, më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë si vijon:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro

/Telegrafi/