Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018, Kosovë – Finlandë, e cila do të luhet më 5 shtator 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje sot.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro
Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro
Biletat mund të bihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:
Prishtinë: MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137
Suharekë, Qendra Zejtare
Prizren: MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada
Deçan: GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj
Pejë: GECI TOURS, Rruga Eliot Engel
Gjilan: RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari
Gjakovë: WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza
Ferizaj:
Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit
Mitrovicë: DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë
Viti: TANAMERA
Klinë: EUROTOURS
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elemente të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit “Loro Boriçi” është i kompjuterizuar.