Telegrafi

Kosovë, çmimi i karburanteve më i larti në rajon

Në Shqipëri, çmimi i diesel-it është 1.21 euro, ndërsa i benzinës është 1.28 euro, kurse në Serbi, çmimi i diesel-it është 1.14 euro, ndërsa i benzinës 1.17 euro, qe tregon një diferencë në çmim, sidomos me Serbinë. Kurse prej të hënës në Maqedoni do të ulen çmimet e derivateve të naftës, me vendim të Komisionit Rregullatorë benzina do të ulet për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës për 1 denar.

Sipas ngasësve në Kosovë, çmimet kanë tejkaluar çdo normë me ngritjen që kanë pësuar derivatet së fundi, duke krahasuar me standardin që është në vend dhe me çmimet e derivateve.

Nazmi Bytyçi, kryetar i Shoqatës së natarëve, ka thënë shifra të ndryshme nga ato të cilat janë në treg. “Çmimi i derivateve të naftës momentalisht sillet nga 1.20-1.24 euro”, ka thënë ai, për gazetën Zëri.

Ai ka shtuar se sipas disa të dhënave që kanë, çmimi ka rënë në vendet aziatike dhe në bursën botërore dhe kjo pritet të ndodhë edhe te ne. “Në qoftë se vazhdon me këtë trend, ku kanë rënë çmimet e derivateve të naftës, brenda kësaj jave do të ketë rënie dhe te ne”, ka thënë ai.

Sipas tij, janë 3 faktorë që ndikojnë në ngritjen e çmimeve të derivateve, si: ngritja e bursës botërore, ngritja e dollarit kundrejt euros dhe taksat. Bytyçi ka theksuar edhe për laramanin e çmimeve të derivateve, ku ka thënë se ligji nuk e ndalon rritjen apo uljen e çmimeve.

Ai ka thënë se vetëm konkurrenca te ne ndikon në ulje apo ngritje të çmimeve dhe se pronarët e pompave të benzinës mund të ngrenë apo ulin çmimet sipas llogarisë së tyre.

Bytyçi më herët pati deklaruar se te ne ndikon edhe veriu i vendit, nga e cila pjesë futen derivate të konsiderueshme, të cilat ndikojnë në çrregullimin e tregut dhe në laramanin e çmimeve të derivateve.  /Telegrafi/