Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po humb ndaj Bullgarisë me rezultat 42-28.
Në pjesën e parë të takimit të gjashtë të për eliminatores “Eurobasket2017”, Kosova po humb ndaj Bullgarisë me rezultat të thellë 42-28.
Çereku i parë i ndeshjes ishte më i barabartë duke përfunduar me vetëm dy pikë epërsi për mysafirët apo me saktë 20-18.
Ndërsa, diferenca ndodhi në çerekun e dytë, ku Bullgaria arriti të krijojë epërsi prej 14 pikësh, duke e mbyllur këtë çerek me 22-10.
Basketbollisti më i dalluar i bullgarëve ishte Lilov me 10 pikë, ndërsa te Kosova u dallua Bamforth me tetë pikë. /Telegrafi/