Site icon Telegrafi

Kosovë – Bullgari, gjykohet nga lituani Gediminas Mazeika

Gediminas Mazeika . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kosova të hënën do të nisë fazën kualifikuese për EURO 2020 ku do të jenë nikoqirë i Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe të gjitha biletat janë shitur.

Ndërkohë tashmë është zyrtare dhe ndeshja do të gjykohet nga gjyqtarët lituanezë.

Kryesori do të jetë Gediminas Mazeika, i cili ka gjykuar ndeshjen edhe në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nani e Gediminas Mazeika . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Ai do të ndihmohet nga Vytautas Simkus, Vytenis Kazlauskas dhe Manfredas Lukjancukas si i katërti.

Kjo do të jetë ndeshje e parë e Kosovës në këto eliminatore. /Telegrafi/

Exit mobile version